Lajme
Dy të arrestuar për sulmin mbi policinë serbe në Dobrosin
Njëri nga të arrestuar, sipas EULEX-it, dyshohet se është pjesëtar i një organizate të konsideruar si terroriste e cila e kishte marrë përgjegjësinë për tri sulme kundër policisë serbe
Policia e EULEX-it e ndihmuar edhe nga njësia speciale e Policisë së Kosovës (ROSU), ka arrestuar në rajonin Gjilanit dy persona që dyshohet se janë përfshirë në sulmin e armatosur kundër pikës policore serbe në afërsi të fshatit Dobrosin të Bujanocit.
Sipas një njoftimi lëshuar nga EULEX, një gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka urdhëruar paraburgimin në kohëzgjatje prej një muaji për të dy personat.
“Të dyshuarit, të cilët ishin arrestuar dje gjatë një operacioni të përbashkët të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë nën hetime dhe akuzohen për terrorizëm dhe posedim të paligjshëm të armëve”, thuhet në njoftimin e misionit të BE-së për Sundim të Ligjit.
Njëri prej personave, sipas të njëjtit njoftim, pretendohet se është pjesëtar i një organizate terroriste e cila e kishte marrë përgjegjësinë për tri sulme kundër policisë serbe në Dobrosin, afër Portës 5 Dheu i Bardhë, në maj, qershor dhe tetor të vitit 2012.
“Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSK)”, njofton EULEX.
Ndryshe, punkti i policisë serbë në Dobrosin është sulmuar tri herë gjatë vitit të kaluar, ndërsa EULEX-i ka lajmëruar dy herë për arrestimin e sulmuesve. Pika e policisë serbe në Dobrosin është shumë afër kufirit me Kosovë. Ndërsa përgjegjësinë për sulmin e kishin marrë një organizatë e panjohur me emrin “Lëvizja e Lirisë”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













