Lajme
Dy tërmete të njëpasnjëshme “shkundin” këtë shtet
Dy tërmete të njëpasnjëshëm kanë tronditur vendin fqinj, Greqinë, mëngjesin e sotëm, përcjell albinfo.ch.
Tërmetet me magnitudë 5.8 dhe 4.5 të shkallës Rihter, me 17 km nga ishujt Strofades, janë ndier edhe në Kretë.
Mësohet se tërmetet kanë pasur një distancë kohore rreth 1 minutë nga njëri-tjetri.
Sipas kreut të Organizmit të Parashikimeve dhe Planifikimeve Antisizmike, Efthimios Lekkas, bëhet fjalë për një tërmet të madh që nuk sjell shqetësim, sepse ka ndodhur në një zonë detare që jep tërmete të tilla.
Deri tani nuk ka njoftime për dëme në njerëz apo materiale. Gjithësesi u dha urdhër nga organet lokale të ndërpritet mësimi në shkollat fillore dhe gjimnazet.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër











