Kosova
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA
Marjus Cauli dhe Hambel Peçi shpallen fitues në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës Kombëtare të New Jerseyt për vitin 2026
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një arritje të rëndësishme të dy pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët kanë shkëlqyer në një garë prestigjioze ushtarake në SHBA, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar, rreshteri Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi kanë marrë pjesë në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jerseyt për vitin 2026, ku janë renditur fitues në kategoritë e tyre përkatëse.
Gara është zhvilluar gjatë katër ditëve intensive dhe ka përfshirë sfida të shumta fizike dhe ushtarake, si kalimi i pengesave, testime të fitnesit, aftësi në ujë, orientim në terren, si dhe ushtrime qitjeje nën presion me përdorimin e disa llojeve të armëve.
“Javën e kaluar, ndërsa po festonim 25-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror midis Gardës Kombëtare të New Jerseyt dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, rreshteri shqiptar Marjus Cauli dhe kaporali Hambel Peçi garuan në Konkursin e Luftëtarit më të Mirë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jerseyt për vitin 2026 – dhe fituan në divizionet e tyre!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
Ambasada e ka vlerësuar këtë sukses si një dëshmi të bashkëpunimit të fortë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke uruar dy ushtarakët shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme dhe për përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Këto ndalime duhet t’i keni parasysh gjatë pushimeve këtë verë Ndalohet sjellja e peshqirit në plazh, mbledhja e gurëve apo ecja me rroba banje? Gjatë këtyre... -
A e vë në rrezik inteligjenca artificiale shumëgjuhësinë zvicerane? -
Ndërtimi i Aeroportit të Cyrihut filloi 80 vjet më parë -
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor















