Shqipëria
Dy viktima dhe 974 raste me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.
Dy persona kanë humbur jetën për shkak të infektimit me COVID.
Një 71-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 75-vjeçare nga Tirana nuk arritën ta fitonin betejën me sëmundjen.
Ndërsa, numri i të infektuarve mbetet i lartë. Nga 2,100 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 974 qytetarë.
Aktualisht, në gjithë vendin janë 5,332 qytetarë aktivë me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.
416 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore Ekonomia zvicerane është ende e zhytur në pasiguri pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së për... -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri -
Në temperaturën e ujit prej 5 gradësh, ujku noton nëpër liqenin e Lucernës














