Kosova
Vetaksident fatal në Prevallë, vdes turisti amerikan
Shtetasi amerikan, rreth 24-vjeçar, u vetaksidentua me motoçikletë katër-rrotëshe në Bjeshkët e Prevallës. Trupi i pajetë u nxor pas disa orësh.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Bjeshkët e Prevallës, ku një shtetas amerikan ka humbur jetën pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe (ATV), transmeton albinfo.ch.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë angazhuar disa njësi policore në koordinim të plotë, përfshirë komandantin e Stacionit Policor në Prizren dhe Njësinë Rajonale të Trafikut.
Sipas raportimeve, trupi i pajetë i turistit amerikan, rreth 24-vjeçar, është nxjerrë pas disa orësh nga vendi ku kishte ndodhur aksidenti.
Në operacionin e nxjerrjes së trupit kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit, ekipet e emergjencës mjekësore, si dhe vullnetarë motoristë me ATV, të cilët kanë ndihmuar në mënyrë aktive në terrenin e vështirë./Albinfo.ch
Përditësim i lajmit
Viktima e aksidentit në Prevallë është identifikuar si Angel Antonio Romo (24-vjeç), i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motorin dhe është rrokullisur, duke pësuar lëndime fatale, shkruan albinfo.ch.
Rasti është raportuar rreth orës 17:00, ndërsa në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitet policore, ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe njësitë hetimore. Sipas mjekëve, i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet rajonale dhe krim-teknika kanë kryer ekzaminimet dhe dokumentimin e provave. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Gjermani - Kosovë
Nga Gjermania në Kosovë në këmbë, Miridon Mulolli përfundon sfidën prej 1,500 kilometrash -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Diaspora
Diaspora i sjell katër mandate shtesë Vetëvendosjes -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit godet Zvicrën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Temperaturat deri në 38 gradë, vala e vapës përfshin Zvicrën nga e mërkura... -
Pas humbjes në referendum, e djathta zvicerane përgatit iniciativa të reja politike -
Senati zviceran miraton rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Zvicër: Debat i ri për shtrëngimin e politikës së azilit, modeli danez në fokus














