Lajme
Dyqan pa qira për prodhuesit e Kosovës
Digjitalizimi nuk është më veçse një fjalë trendi apo vizion që e aspirojnë shumë biznese të vogla dhe të mesme në Kosovë. Pandemia dhe mbyllja gjatë vitit 2020 u shndërruan në sfidë dhe mundësi edhe për bizneset e Kosovës që të përshtaten, të transformohen dhe të evoluojnë
Zhvendosja e punës online, rritja e pranisë në internet dhe procesi i digjitalizimit janë bërë tashmë pjesë thelbësore e strategjive të bizneseve në Kosovë. Kjo lëvizje është e domosdoshme që bizneset të përshtaten me realitetin e ri dhe t’u mbijetojnë sfidave si pasojë e COVID-19. Eksperimentimi me kanale të ndryshme online për shitje, zhvendosja e operacioneve krejtësisht online ose rritja e pranisë online ishin disa nga veprimet që kompanitë vunë në lëvizje shumë shpejt pas krijimit të situatës nga pandemia.
Platforma www.shitjaonline.com u zhvillua si përgjigje ndaj nevojave të shumë bizneseve të vogla për t’u bërë pjesë e e-tregtisë. Krejt çka bizneset duhet të kenë për t’u bërë pjesë e kësaj platforme është një kompjuter dhe qasje në internet. Platforma më pas menaxhon shitjen e produkteve në emër të tyre. Pra, bizneset nuk duhet të investojnë shumë për prani online. Ata paguajnë vetëm tarifën e abonimit vjetor.
Në përkrahje të partnerëve nga sektori privat për ta bërë këtë transformim, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që implementohet nga organizata zvicerane Swisscontact, ndërmori aktivitete për t’iu mundësuar qasje në këtë platformë me çmime të përballueshme. Bizneset që përkrahen janë nga sektori i ushqimit dhe përbërësve natyrorë, sektori i hotelerisë, restoranteve dhe kafeterive (HORECA), turizmi, ku përfshihen edhe prodhuesit e produkteve artizanale.
“Pandemia COVID-19 ka prekur të gjitha bizneset në Kosovë. Megjithëse pagesa e abonimit në ShitjaOnline nuk është e lartë, shumë biznese nuk mund ta përballojnë duke pasur parasysh situatën aktuale, madje hezitojnë të investojnë. Prandaj, vendimi i PPSE-së për të bashkëpunuar me bizneset ishte në kohën e duhur dhe i rëndësishëm, pasi tani jemi në gjendje jo vetëm ta ofrojmë këtë mundësi për më shumë biznese, por edhe ta avancojmë platformën më tej”, thotë Zana Tabaku, themeluese e kompanisë Appdec që ka zhvilluar këtë platformë.
PPSE bashkëfinancon 60% të kostos së konfigurimit dhe 50% të kostos së abonimit për një vit, ndërsa klientët bashkëfinancojnë 40% të kostos së konfigurimit dhe 50% të kostos së abonimit për një vit. Kostot e konfigurimit përfshijnë: dizajnimin, mbajtjen, vendosjen e dyqanit në platformë, trajnime në distancë për klientët se si të përdorin platformën, mirëmbajtje dhe mbështetje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut














