Shqipëria
Dyshime për helmim me ujë të qindra qytetarëve në Shqipëri
Në spitalin e qytetit të Krujës në Shqipëri janë paraqitur për ndihmë mjekësore qindra qytetarëve, pas dyshimeve se mund të jenë helmuar nga uji i pijshëm, ndërkohë sipas autoriteteve shëndetësore, situata paraqitet e qetë.
Gjatë orëve të fundit qytetarët kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa aktualisht të shtruar janë dhjetëra persona të moshave të ndryshme, përfshirë edhe fëmijë, ku sipas autoriteteve, gjendja e tyre është e stabilizuar.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar Spitalin Klinik të Krujës “Dr Stefan Gjoni”, ndërsa në një deklaratë për media, duke folur për situatën, tha se nga dita e diel dhe deri më sot rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim pranë spitalit të Krujës.
Manastirliu theksoi se situata paraqitet e qetë dhe pa komplikime, ndërsa sipas saj, nuk ka ndonjë qytetar që ka një gjendje të komplikuar shëndetësore.
“Aktualisht gjatë ditës së sotme janë paraqitur rreth 60 qytetarë dhe janë vlerësuar nga mjekët. Gjithashtu edhe ata kanë marrë shërbimin dhe janë nisur për në shtëpi, pasi është vlerësuar që situata shëndetësore nuk ka qenë e rënduar. Tashmë janë dhe disa pacientë të tjerë, të cilët janë duke marrë shërbim pranë Shërbimit të urgjencës dhe gjithashtu në disa pavijone. Janë rreth 30 qytetarë aktualisht, janë adoleshentë edhe fëmijë, gjithashtu edhe të rritur”, u shpreh ajo.
Ministrja Manastirliu tha se institucionet shëndetësore dhe ekspertët janë duke bërë hetime në të gjitha pistat.
“Të gjitha rastet që janë paraqitur janë paraqitur me gastroenterid. Janë marrë të gjitha mostrat dhe analizat laboratorike, janë marrë ato të ujit, janë marrë gjithashtu edhe të ushqimeve. Janë një seri pistash të cilat janë duke u investiguar. Hetimi epidemiologjik po bëhet në të gjithë aspektet. Janë duke u pyetur të gjithë qytetarët çfarë kanë konsumuar apo se si paraqitet situata e tyre”, ka shtuar ministrja Manastirliu.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili në rrjetet sociale shkruan se me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, sipas tij “një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia”.
“Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar deri tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim-shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe sigurinë kombëtare”, ka shkruar Meta.
Ndërkohë, vetë qytetarët shprehen se dyshojnë se problemet shëndetësore mund jenë shkaktuar nga uji i pijshëm./Alsat
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












