Lajme
Dyshime për ushqime jo cilësore të mishit në Kosovë
Sipas ekspertëve të produkteve ushqimore, kontrolli i pamjaftueshëm i mekanizmave shtetëror ka bërë që në treg të hasim edhe produkte të dyshimta, madje edhe me afat të skaduar
Ekspertët e teknologjisë ushqimore dhe përfaqësues të konsumatorëve tërheqin vërejtjen se në Kosovë, po plasohet në treg ushqime jo cilësore, sidomos atyre të mishit dhe përpunimeve të tij. Sipas tyre, kontrolli i pamjaftueshëm i mekanizmave shtetëror ka bërë që në treg të hasim edhe produkte të dyshimta, madje në raste të caktuara edhe me afat të skaduar.
Xhavit Ramadani është profesor i Teknologjisë ushqimore në Fakultetin e Bujqësisë. Ai thotë se në Kosovë duhet të ketë më shpesh kontroll në kompanitë përkatëse, në mënyrë që qytetarët të konsumojnë ushqime më të sigurta.
“Mendoj se kontrolli nuk është i mjaftueshëm nga institucionet që merren më këtë punë dhe ndoshta do të duhej të ishte një kontroll më rigoroz. Duke marrë parasysh që situata mund të jetë më e ndjeshme në sezonin e verës, kur kushtet e ruajtjes së këtyre ushqimeve janë jo të mira, dhe në këtë kuptim duhet të ketë një qasje dhe angazhim më serioz në mënyrë që të kemi kontroll më të sigurt”, ka thënë ai për REL.
Ndërkaq, Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, (AUV) thotë se produktet të cilët importohen, si dhe ato të cilët prodhohen në Kosovë iu nënshtrohen një kontrolli rigoroz. Por, nuk e përjashton mundësinë që produkte të dyshimta në treg të hyjnë në forma të kontrabanduara.
Kryetari i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë se prania e produkteve të dyshimta në tregun e Kosovës, paraqitet për shkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare të inspektorëve në terren. Në raste të caktuara, Kaçaniku dyshon se në këtë sektor ka keqpërdorime të detyrës zyrtare, e të cilat kalojnë në heshtje.
“Ka shumë shushurima të të gjitha niveleve. Edhe nivelet e larta shushurisin se në këtë segment ka shume mitmarrje. Flitet për një shumë 800 euro për maune dhe asnjë biznesmen nuk ka guxim të paraqes rastin, sepse frikësohet për ardhmërinë e biznesit të tij”, thotë ai.
Çuditërisht asnjë asociacion ekonomik apo biznesor, sipas tij, nuk është marrë më këtë problem.
“Mosmarrja më këtë problem, megjithatë flet diçka. Shumë shpesh edhe heshtja flet, pasi ose janë pjesëmarrës të mitë-marrjes ose janë shefat janë pjesë e mitë-marrjes ose nuk kanë guxim të kyçen në këtë”, thekson Kaçaniku.
Ditë më parë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne bashkëpunim me Doganat e Kosovës ka bërë asgjësimin e mbi 20 mijë kilogram të mishit të pulës me origjinë nga Britania e Madhe. Asgjësime të tilla të produkteve të dyshimta ka pasur edhe në të kaluarën nga autoritetet kosovare.
Vitin e kaluar, ndërkaq një person në Prishtinë ka humbur jetën nga mishi i kontaminuar i pulës, ndërsa disa anëtarë të familjes së tij kanë qëndruar një kohë në spital. Edhe nëpër rrjetet sociale po plasohen video, ku tregojnë se ushqimet e mishit përpunohen në mënyrat më bizare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria









