Kultura
E bija ndjek rrugën e të atit, 16 vjeçja boton librin e parë
Ky libër përmban 70 faqe me poezi dhe proza nga jeta e përditshme, flet për raportet dhe fenomenet në shkolla duke sjellë një reflektim ndaj botës sonë multikulturore
Me botimin e librit „Reflektimi ndaj botës“ ajo sjell për lexuesit një përshkrim të raporteve në jetën e përditshme nga përvoja e saj në shkollë mes kombësive të ndryshme dhe fenomeneve që i përcjellin të rinjtë e kësaj moshe.
Ky libër notohet si temë diplome të nivelit të lartë shkollor për klasat e nënta, tregon vajza me prejardhje nga Tetova.
Inspirimin për të shkruar këtë libër, e ka marrë nga babai, thotë Fatlumja.
„Ai më ka inspiruar dhe më ka mbështetur fort për të realizuar këtë projekt“. Babai i saj, Isuf Sherifi është një poet i njohur në mesin e mërgatës shqiptare në Zvicër me librat e tij si „Plisi“ apo „Ndarjen nuk e nënshkruaj“ e të tjera botime.
Meritë të madhe për realizimin e këtij botimi ajo i dedikon, edhe poetit të njohur zviceran, Fred Kurer. „Dua ta falënderoj në mënyrë të veçantë z. Fred Kurer që më ka mbështetur me ide konstruktive, duke redaktuar në tërësi librin tim“, shkruan ajo hyrjen falënderuese për inspiruesit dhe mbështetësit e saj.
Ajo vetë librin e ka vlerësuar si një përvojë të re të saj në këtë drejtim që në masë të madhe buron nga edukimi familjar dhe dashuria që ekziston për librin në këtë shtëpi.
Po kështu me nota pozitive e ka vlerësuar librin e nxënëses së saj mësuesja J. Moser. Aj është shprehur e lumtur për këtë punim të saj; Fatlumja tërë kohën ia ka kushtuar këtij libri, ajo ka shkruar shumë i mirë dhe në formë shumë sovrane.
Ky libër përmban 70 faqe me poezi dhe proza nga jeta e përditshme, flet për raportet dhe fenomenet në shkolla duke sjellë një reflektim ndaj botës sonë multikulturore.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














