Kosova
E dhimbshme: Vdes nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani
Luani Alushani ka vdekur posa ka kuptuar për vdekjen e nënës.
Është bërë e ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur nga një sulëm në zemër nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit.
Lajmin e ka bërë nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit.
“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulëm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”.
Sipas informatave, Luani ka vdekur posa ka kuptuar për vdekjen e nënës.
Po ashtu, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në facebook, ka ngushlluar familjen e dëshmorit.
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e nënës së Heroit të Kosovës Ymer Alushani, Miradije Alushani dhe djalit të saj, Luanit. Familjes Alushani i shpreh ngushëllimet më të thella për këtë humbje të dyfishtë.
Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029













