Lajme
E dyshuara për sulmin me thikë në Hamburg dërgohet në klinikë psikiatrike
E dyshuara për sulmin me thikë që ndodhi të premten në mbrëmje në Stacionin Qendror të Hamburgut është dërguar në një klinikë psikiatrike, me urdhër të një gjyqtari, pasi policia deklaroi se ekzistojnë shenja të qarta të një sëmundjeje mendore, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, 39-vjeçarja gjermane, e cila vjen nga Saksonia e Poshtme dhe nuk ka vendbanim të përhershëm, përballet me akuza për tentativë vrasjeje dhe 15 raste të lëndimeve të rënda trupore. Policia ka përjashtuar motivet politike, duke theksuar se nuk ka asnjë tregues për përfshirje të alkoolit apo substancave narkotike në momentin e ngjarjes.
Sulmi ndodhi rreth orës 18:00 të së premtes, në platformën 13/14 të stacionit, ku e dyshuara qëlloi me thikë kalimtarë të rastësishëm, duke plagosur 18 persona të moshës 19 deri në 85 vjeç. Katër prej tyre, tre gra të moshës 24, 52 dhe 85 vjeç, si dhe një burrë 24-vjeçar, u shtruan në spital me lëndime kërcënuese për jetën. Shtatë të tjerë u plagosën rëndë dhe shtatë pësuan lëndime të lehta.
Policia vlerësoi si vendimtare ndërhyrjen e dy kalimtarëve të guximshëm, të cilët ndihmuan në ndalimin e mëtejshëm të sulmit. E dyshuara u arrestua pa rezistencë nga forcat e rendit, të cilat e konsiderojnë incidentin si akt të një personi të vetëm. Mjeti i përdorur në sulm, një thikë, është sekuestruar, ndërsa hetuesit kanë nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë, transmeton albinfo.ch.
Kryebashkiaku i Hamburgut, Peter Tschentscher, deklaroi të shtunën se disa nga të plagosurit janë tashmë jashtë rrezikut për jetën dhe janë liruar nga spitali. “Është një lehtësim i madh. Shpresoj që të shërohen mirë dhe u uroj atyre dhe familjeve të tyre shumë forcë”, shkroi ai në platformën X.
Ndër viktimat janë edhe katër persona nga qyteti i Bremenit. Kryebashkiaku i këtij qyteti, Andreas Bovenschulte, tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga ngjarja, duke shtuar se “për fat të mirë, të gjithë të plagosurit janë tani jashtë rrezikut”.
Stacioni Qendror i Hamburgut rifilloi funksionimin normal të shtunën në mëngjes, sipas një zëdhënëseje të kompanisë hekurudhore Deutsche Bahn. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e sulmit, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














