Lajme
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër
Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare
Pas mosmarrëveshjeve me investitorët, startup-i i Albana Ramës falimentoi. Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare.
Albana Rama ishte në krye të kompanisë së teknologjisë ushqimore “The Rainforest Company”, të shpallur si kompania më e suksesshme në Evropë për vitin 2022, që drejtohej nga një grua.
Albana është e lindur në Kosovë (Gjakovë) dhe është rritur e shkolluar në Zvicër.”
Sipërmarrësja që mblodhi 36 milionë euro për startup-in e saj The Rainforest Company (TRC), tani është në paraburgim në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Zyra e prokurorit publik të kantonit të Cyrihut e konfirmoi këtë për gazetën Handelsblatt . TRC paraqiti kërkesë për falimentim pak më shumë se një vit më parë pas një mosmarrëveshjeje me investitorët.
Zyra e prokurorit publik deklaroi se po zhvillon procedura penale kundër Albana Ramës “për dyshime për delikte financiare”. Rama aktualisht po mbahet në paraburgim “me urdhër të gjykatës”. Megjithatë, prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në një përfundim ligjërisht të detyrueshëm të procedurave, theksoi zyra e prokurorit publik.
Modeli i biznesit të TRC përfshinte importimin e puresë së ngrirë të manave acai nga Brazili. Manaferrat konsiderohen superushqim për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të vitaminave dhe mineraleve. lbna Rama kishte deklaruar se i blinte manaferrat direkt nga fermerët brazilianë, duke u siguruar atyre jetesën dhe duke mbrojtur njëkohësisht pyllin tropikal nga shpyllëzimi.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve Perspektiva për financat publike të Zvicrës është përkeqësuar për vitet 2026 dhe 2027. Kjo për shkak... -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve












