Kosova
E lë veturën në autolarje në Ferizaj, ia vjedh një “i afërm”
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në Ferizaj është vjedhur një veturë nga një autolarje.
Sipas njoftimit të policisë, ankuesi e kishte lënë veturën e tij me çelësa për ta pastruar në një auto-larje, ndërsa aty ishte prezantuar një person i panjohur si i afërm i pronarit të veturës dhe e ka marrë automjetin duke u larguar në drejtim të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë, sipas raportit të Policisë, dy persona janë arrestuar pasi janë kapur duke vjedhur në një market në Xërxe të Rahovecit, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:30.
Gjithashtu policia ka njoftuar se është arrestuar dje një burrë në Shtime, i cili ka kryer një grabitje të armatosur në një kazino. Raportohet se i dyshuari ka grabitur portofolin me 5904 euro dhe tre telefona.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











