E Pame për komandant Skender Rexhahmetaj, ish-eprori i UÇK-së

E pamja fillon në ora 9hoo deri në ora 15hoo, 11 nëntor 2012

E Pame për komandant Skender Rexhahmetaj, ish-eprori i UÇK-së1969-2012

Me dhembje dhe pikëllim të thellë i njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë në Zvicer dhe në tër Diasporën, se të Dielën më datën, 11 Nëntor 2012 hapim të Pame për vëllaun tonë, heroi i Koshares, ish-eprorin e UÇK-së në Brigadën 138 « Agim Ramadani » dhe themeluesin e njësitit të parë tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë, oficer i karieres Skender Rexhahmetaj nga Isniqi i Deçanit.

E pamja fillon në ora 9hoo deri në ora 15hoo. Ndërsa nga ora 15hoo deri ne ora 16hoo, do të mbahet një Tubim përkujtimor. Në këtë Tubim do të flitet për jetën dhe veprën e pavdekshme të Skender Rexhahmetaj, i cili me Heroizmin, Trimerin dhe me Nder ishte gjithnjë në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. E pamja mbahet në :

Klubin Shqiptar, « Gjergj Kastrioti » Köllikerstrasse 32CH- 5036 OBERENTFELDEN (Aarau) .

Ju njoftojm po ashtu se ne të Pame është parapar qe të grumbullohën mjete financiare, ndihmë për fëmiet e të ndjerit, meqense i la në një gjendje te keqe ekonmike, ndihma është sipas deshires.

E Pamja organizohet nga Sh.H. « Sali Qeku » ; nga Sh.H. « Agim Kukleci », si dhe nga banoret e fshatit Isniq dhe farefisi i gjer i te ndjerit.Për Info : 076 773 02 09 – 076 396 82 97