Maqedonia
E pazakontë: Aeroporti i Shkupit “punëson” qenin që i qetëson udhëtarët që kanë fobi nga udhëtimi me aeroplan
Udhëtarët nervozë në Aeroportin e Shkupit, të cilët janë në ankth dhe nuk ndihen të gatshëm për të udhëtuar me avion, e kanë në dispozicion në sallën e nisjeve Dino-n, retriverin e artë, që i ndihmon të relaksohen.
I njohur më mirë me pseudonimin “Zen Dog”, Dino, një qen 4 vjeçar viziton rregullisht Aeroportin e Shkupit për të siguruar një përvojë udhëtimi më relaksuese dhe të këndshme për udhëtarët.
“Ne e dimë se udhëtimi ajror mund të jetë stresues”, thotë Maja Bayalska Georgievska, drejtoreshë e komunikimit e kompanisë administruese që drejton Aeroportin e Shkupit.
Për këtë arsye, Dino kalon nëpër portat e imbarkimit të aeroportit dhe lejon pasagjerët ta përkëdhelin ose të bëjnë selfie me të përpara se të hipin në avion.
“Edhe kur udhëtarët nuk i afrohen, ai përpiqet të ndërveprojë me ta”, shpjegon Vesna Kiskovska, trajnerja e tij. “Ai është një retriever i artë, një racë qensh që i pëlqen të bëjë sa më shumë miq”, shton ajo.
Që nga nëntori, Dino ka shkuar në aeroport dhjetëra herë, zakonisht në orët më të ngarkuara. Çdo herë reagimet janë “shumë pozitive”.
Programi është i pari i këtij lloji në rajon, sipas kompanisë administruese. Sipas studimeve të ndryshme, aerofobia, ose frika e tepruar ose irracionale që përjeton një person në lidhje me fluturimin, është e zakonshme në mesin e udhëtarëve. Qentë, megjithatë, duket se kanë aftësinë unike për të ndihmuar në luftimin e stresit te njerëzit.
Sipas një studimi të vitit 2021 të botuar në Journal of Clinical Medicine, “qentë ndihmës mund t’i bëjnë pacientët me çrregullime ankthi të ndihen më të sigurt, të lehtësojnë aktivitetin shoqëror dhe të zvogëlojnë ndjenjat e izolimit dhe vetmisë“. /A2
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana












