Lajme
E plagosura në Perlen, jashtë rrezikut për jetën
Edhe pse vazhdon të qëndrojë e shtrirë në stacionin për trajtim intensiv, gjendja e saj është stabilizuar
Është zgjuar nga gjendja e komës shqiptarja 27 vjeçare e plagosur rëndë ditë më parë nga bashkëshorti i saj, në Perlen të Lucernit.
Me këtë, siç bën të ditur gazeta “Neue Luzerner Zeitung”, ajo ka shpëtuar nga rreziku akut për vdekje. Ndonëse vazhdon të qëndrojë e shtrirë në stacionin për trajtim intensiv, gjendja e saj është stabilizuar, ka thënë për gazetën në fjalë zëdhënësi i policisë Kurt Graf.
E plagosura, nga një klinikë speciale ku gjendet aktualisht, do të vendoset në Spitalin Kantonal të Lucernit. Aty ajo do të jetë në afërsi të nënës së saj (50 vjeçe) e cila po ashtu ka pësuar plagë nga të shtënat e ish bashkëshortit të të bijës.
Dorasi 33 vjeçar pak më vonë ka vrarë veten, ndërsa pas kësaj, vëllai i bashkëshortes së plagosur kishte shtënë disa herë mbi të vdekurin. Këtë veprim ai e kishte bërë në “gjendje të jashtëzakonshme, në afekt” pasi kishte parë nënën dhe motrën të plagosura rëndë. Ai është liruar nga arresti pas dy ditësh ndërsa procedura ndaj tij vazhdon.
Në familjen e të plagosurës mbretëron një lehtësim i dukshëm. Ajo kishte pësuar plagë të rënda në gjoks dhe në kokë kështu që jeta e saj ishte në rrezik. Mjekët i jepnin 50 për qind shanse për mbijetesë. Edhe pse e ka kaluar rrezikun e drejtpërdrejtë, ajo vazhdon të ndjehet shumë dobët dhe mund të flasë vetëm fjalë të shkëputura dhe me shumë vështirësi. Për këtë arsye policia ende nuk mund ta marrë në pyetje.
Ende nuk është e qartë nëse 27 vjeçarja, nënë e një djali 18 muajsh do të bartë pasoja shëndetësore në të ardhmen.
Për më shumë, lexoni shkrimet në vijim:
Kosovari plagos gruan dhe vjehrrën – gjendet i vdekur!
Të plagosurat në Perlen, nga Glloxhani i Pejës
Vëllai merr hak për motrën, qëllon mbi dhëndrrin e vrarë!
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë














