Kosova
E pranon fajësinë i akuzuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
Miljkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
Lubisha Miljkoviq i cili po gjykohet për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, më 29 maj të 2023-s në Zveçan ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale për veprën penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”, përcjell albinfo.ch.
“Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, tha ai.
Edhe avokati Milosh Deleviq tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme të të pandehurve me mbrojtësin. Deleviq propozoi Milkoviq që të dënohet me gjobë dhe t’i mundësohet pagesa me këste në periudhë dyvjeçare.
Prokurori Bekim Kodraliu deklaroi se marrëveshja parasheh 2 vjet burgim efektiv, ku llogaritet koha e kaluar në paraburgim, si dhe gjashtë muaj burgim që zëvendësohen me gjobë në vlerë prej 14.000 eurosh.
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se janë plotësuar kushtet e parapara për ta miratuar marrëveshjen e fajësisë dhe se është e bazuar në prova e fakte. Aktgjykimi do të shpallet pas pak.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? I njohur si “Top of Europe”, ky stacion në Zvicra është pikë kyçe për studimin e... -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore












