Kosova
Mitrovicë, vritet një person, dy të tjerë plagosen
Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur paraditen e së shtunës në Mitrovicë, përcjell albinfo.ch
Lajmi është konfirmuar për mediet në Kosovë nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, ku është përdorur arma e zjarrit. Autoritetet policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar ka shtënë në drejtim të tre personave, të cilët janë të plagosur. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar. Ai është arrestuar nga autoritetet policore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti. Ai konfirmoi se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA Për shkak të luftës në Iran, qeveria zvicerane nuk autorizon më asnjë eksport të ri armësh... -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve














