Lajme
E-votimi në Zvicër: 20 vite testime, pjesëmarrje ende e ulët
Pavarësisht përpjekjeve për mbi 20 vite, votimi elektronik në Zvicër ende nuk ka gjetur përhapje të gjerë. Që nga viti 2000 janë zhvilluar qindra prova në nivele të ndryshme, por përdorimi mbetet modest.
Pas një pauze për shkak të kritikave ndaj sistemeve të mëparshme, projekti u rifillua në vitin 2023 me një sistem të ri nga Swiss Post. Aktualisht, disa kantone si St. Gallen, Graubünden, Basel-Stadt dhe Thurgau ofrojnë e-voting për një pjesë të kufizuar të votuesve – kryesisht ata që jetojnë jashtë Zvicrës.
Pjesëmarrja është ende e ulët: në St. Gallen, vetëm deri në 15 % e të regjistruarve kanë provuar të votojnë elektronikisht. Autoritetet theksojnë se kërkohet kohë dhe besim për ta bërë e-voting një kanal të besueshëm, ashtu si votimi me postë dikur, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, ka ende shqetësime për sigurinë dhe transparencën. Ekspertët e IT-së dhe mbrojtësit e privatësisë, si juristi Martin Steiger, paralajmërojnë se procesi nuk është lehtësisht i verifikueshëm dhe nuk duhet të bazohet vetëm në besim.
Zgjerimi i testimeve po vazhdon, por një zbatim i gjerë i e-votimit në Zvicër pritet të marrë edhe një dekadë tjetër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












