Lajme
Ebadi: ISIS-in mos e goditni me bomba, por me libra
“Shoqëritë patriarkale ndalojnë reformimin e islamit, sepse me interpretimin e islamit arsyetojnë veprimet e tyre dhe sjelljet e tyre”, deklaroi nobelistja iraniane, Shirin Ebadi
Nobelistja iraniane, Shirin Ebadi, gjatë një ligjërate mbajtur në Prishtinë, tha se Shteti Islamik është një ideologji e gabuar që nuk mund të çrrënjoset me bomba. Këto deklarata ajo i bëri në Konferencën ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar, që po mbahet në Kosovë për të pestën herë me radhë, me temën “Roli i gruas në promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftën kundër ekstremizmit”.
Në konferencë, Ebadi tha se lufta kundër talebanëve ka treguar se sa e pamundur është që të çrrënjoset një ideologji e gabuar me bomba “sepse talibanët janë forcuar më shumë dhe pyeti siç tha botën se pse po zbaton përvoja të pasuksesshme”.
Sipas saj, lufta kundër ideologjisë së gabuar bëhet vetëm duke shfrytëzuar ideologji të vërtetë.
“Myslimanëve të rinj, përparimtarë dhe modern, djemve, duhet t’u japim një platformë përmes së cilës do të dërgohen në botë dhe duhet t’u tregojmë të rinjve se ekzistojnë interpretime më të mira të islamit. Prandaj gjithnjë them se në vend që ISIS-in ta godisni me bomba, goditeni me libra”, tha Ebadi, citon REL, transmeton Albinfo.Ch.
Ajo tha se shoqëritë patriarkale ndalojnë reformimin e islamit, sepse me interpretimin e saj të islamit “arsyetojnë veprimet e tyre dhe sjelljet e tyre”.
Duke folur diskriminimin e rëndë ndaj gruas në shtetet myslimane, Ebadi tha se “nuk është Islami ai që i shtyp gratë, por interpretimi i islamit nga shoqëritë patriarkale shtypin gratë“. “Prandaj të rinjtë duhet t’i mësojmë me interpretimet e drejta të Islamit”, deklaroi ajo mes tjerash.
“Duhet t’i mësojmë të rinjtë se duhet t’i përmbahen shpirtit të Islamit, dhe se duhet ta zbatojnë varësisht nga koha kur jetojmë. Sikur që më nuk udhëtojmë me deve, ngjashëm duhet edhe zakonet tona të përputhen me këtë shekull”, deklaroi Ebadi e cila është mysafire nderi në këtë Konferencë.
Konferencën e hapi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili theksoi se nuk ka një aleat më të mirë se sa gruaja, nëna, bashkëshortja dhe motra në luftën kundër ekstremizmit.
Në këtë Konferencë po marrin pjesë rreth 300 pjesëmarrës nga 50 shtete të botës dhe përveç Shirin Ebadit nga Irani, po merr pjesë edhe nobelistja jemenase, Raakool Kerman.
Gjatë punimeve të konferencës një çmimi Kosovës për dialogun ndërfetar do t’i ndahet kryetarit të ri të Londrës, Sadiq Khan dhe themeluesit të shoqërisë Sant Egidio, Monsinjor Vincenzo Paglia. Kjo konferencë është bërër tradicionale në Kosovë. Katër herë me radhë atë e hapi ish presidentja Atifete Jahajaga.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











