Lajme
Ecja në natyrë, të mirat që përfitoni për shëndetin tuaj
Ecja është një aktivitet sportiv që ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e çdo njeriu. Të ecësh do të thotë të qëndrosh sa më larg sëmundjeve kronike dhe ndryshe ecja mund të konsiderohet si një ‘ilaç që bën çudira’ sepse largon depresionin, mendimet negative nga truri, ul në nivel të madh stresin ditor dhe në përgjithësi është dobiprurës në psikologjinë njerëzore.
Patjetër që natyra, zërat e gjallesave, fenomenet suprizuese të natyrës, qetësia tingëlluese racionale, ajri i pastër e bëjnë natyrën element më rëndësi për trupin dhe mendjen.
Vendosja e një hapi në barin e njomë apo edhe në balten e stërlagur nga vesa e shiut, është vetë mishërimi i trupit me natyrën.
Thithja e ajrit të pastër, peizazhi i bukur që shtrihet përballë syve, kontakti fizik me florën dhe faunën, janë këto procese që e mbushin me plot jetë individin që ecën në natyrë.
Sipas studiuesve koreanë, 40 minuta ecje në ditë reduktohen nivelet e presionit të gjakut tek njerëzit me hipertension.
Sipas një studimi nga Shoqata Amerikane e Kancerit, rekomandohet që të gjithë të rriturit të harxhojnë 150 minuta ose 75 minuta stërvitje intensive në javë. Më konkretisht, studiuesit e saj kanë zbuluar se ecja 7 orë në këmbë në javë zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit pas menopauzës me 14%.
Shkencëtarët në Universitetin e Western Ontario, pas kryerjes së një studimi prej 30 vjetësh, dolën në përfundimin se vitamina D është shumë e lidhur me kockat delikate dhe vështirësitë në ecje. Një mënyrë efektive për të marrë mjaft vitaminë D është të ecni 15-30 minuta në ditë ndërkohë që ka akoma diell.
Një studim i kryer nga studiuesit e Universitetit Stanford zbuloi se nuk ka shumë rëndësi ambienti kur ecni, por të mirat që ai sjell. Shumë njerëz thanë se ata dalin me energji shumë të mira për të ecur dhe se gjithmonë ndihen më të çlodhur.
Natyra në vjeshtë do t’ju bëjë që të keni një mendje më të qetë dhe më të relaksuar.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar








