Kosova
“The Economist”: Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi është i rrezikshëm
“Brenda vetë Serbisë nacionalistët boshnjakë në krahinën e Sanxhakut do të kërkonin bashkimin me Bosnjën, ndërsa shqiptarët në Perëndim të Maqedonisë dhe në Mal të Zi do të kërkonin bashkimin me Shqipërinë”, shtohet më tej
Gazeta më prestigjioze britanike “The Economist” ka shkruar sot një artikull rreth idesë së fundit për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë këtu veriun e Kosovës dhe jugun e Serbisë. Ky medium tregon arsyet pse shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi është i rrezikshëm për rajonin.
Kosova festoi një dekadë e pavarur. Shqiptarët, që përbëjnë shumicën e popullsisë festuan, serbët që jetojnë në enklava, jo. Me këto fjalë e nis “The Economist” artikullin, ku në vëmendje janë zërat e shtuar në Beograd për një ndarje të shtetit më të ri të Ezropës, apo shkëmbim territoresh me të, shkruan TG.
Prestigjiozja britanike kujton deklaratat e muajve të fundit të bëra nga politikanë të zëshëm serbë, që kanë propozuar hedhjen në tryezën e diskutimit të idesë për shkëmbime territoresh me shqiptarët.
“Serbët kërkojnë të shkëmbejnë zonat e banuara me shqiptarë brenda Serbisë me pjesën veriore të Kosovës. Mbështetësit e kësaj teorie thonë se shtetet multietnike nuk funksionojnë në Ballkan. Por çfarë ndodh më tutje? “The Economist” thotë se kjo do të pasonte një efekt zinxhir në Bosnje, Maqedoni e Mal të Zi”.
“Brenda vetë Serbisë nacionalistët boshnjakë në krahinën e Sanxhakut do të kërkonin bashkimin me Bosnjën, ndërsa shqiptarët në Perëndim të Maqedonisë dhe në Mal të Zi do të kërkonin bashkimin me Shqipërinë”, shtohet më tej.
Aq larg mund të shkojë kjo, shkruan “The Economist”, sa një konflikt i ngjashëm mund të përfshinte edhe dy vende anëtare të BE-së.
“Nacionalistët hungarezë nuk e kanë harruar ende humbjen e Transilvanisë në Rumani, ndërsa vetë nacionalistët rumunë do të kërkonin rivijëzim të kufijve për të përfshirë në Rumaninë e madhe edhe Moldavinë. Ky është Ballkani dhe “ballkanizimi! Në ditët e sotme, politika e duhur duhet të jetë zhdukja e kufijve, sesa rishikimi i tyre”, shkruan gazeta britanike.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern










