Kosova
Edhe 3,185 pako të votimit me postë pritet të mbërrijnë në Kosovë
KQZ: Priten edhe 3,185 pako të votimit me postë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha votave me postë që deri më tani kanë arritur në Kosovë, ndërsa procesi ende nuk konsiderohet i mbyllur për shkak të 3,185 pakove të tjera që pritet të sillen sot në vend, përcjell albinfo.ch.
Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 51.01 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Pas LVV-së renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.24 për qind të votave dhe 22 ulëse, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.26 për qind dhe 15 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50 për qind të votave, duke siguruar 5 ulëse në Kuvend.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ende nuk kanë mbërritur në Kosovë 3,185 pako me fletëvotime, të cilat janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në disa qytete evropiane dhe jashtë saj.
“Ende nuk janë sjellë në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404)”, ka deklaruar Elezi të mërkurën.
KQZ-ja pritet të njoftojë për hapat e mëtejmë pas mbërritjes dhe verifikimit të këtyre pakove, para certifikimit përfundimtar të rezultateve të zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi debuton në Hamburg dhe Berlin Elbenita Kajtazi debuton me “La Traviata” në Hamburg... -
PDK kërkon anulimin e rreth 20 mijë votave të ardhura me postë nga diaspora -
Violinistja shqiptare Ina Kosturi fiton çmimin “Kompozim Origjinal” në Angli -
Aksident i rëndë në Waldshut‑Tiengen, 6 të lënduar, përfshirë tre fëmijë të vegjël -
Vërshimet në Kosovë ngrenë alarmin: A i keni të siguruara shtëpitë tuaja mërgimtarë?
Jeta në Zvicër
-
Fondet e pensioneve zvicerane performuan mirë në 2025 Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Swisscanto, kthimi i përgjithshëm mesatar i fondeve të... -
Kompania e huaj në Zvixër urdhërohet të heqë “Swiss” nga emri dhe logoja e saj -
Sunrise do të shkurtojë gati 200 vende pune -
Shumë shoferë të bllokuar, pse rekomandohet t’i fikin motorët para se të ndezin veturat -
Viti 2026 do të jetë i vështirë për më të varfrit në Zvicër













