Lajme
Edhe Adidas ia sheh sherrin koronavirusit
Prodhuesi i pajisjeve sportive, “Adidas”, njoftoi sot se shitjet e tij në Kinë kishin rënë me 85 % që nga fundi i janarit për shkak të koronavirusit të ri.
“Epidemia e COVID-19 ka shkaktuar mbylljen e një numri të madh dyqanesh në pronësi të drejtpërdrejtë ose të partnerëve”, theksoi kompania në një deklaratë.
Javët e fundit, “Adidas” është përballur edhe me një ulje të ndjeshme të numrit të klientëve.
Kontrasti është mjaft i dukshëm, në krahasim me tri javët e parë të vitit, kur “Adidas” njoftoi se kishte regjistruar një rritje të madhe në aktivitetet e tij në Kinë.
“Tani për tani, përparësia e kompanisë është garantimi i sigurisë personale dhe financiare të punonjësve dhe familjeve të tyre, që bëhet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kineze”, thuhet në deklaratë.
Në Kinë, “Adidas” ka 500 dyqane në pronësi të drejtpërdrejtë dhe rreth 11 500 të autorizuara për të ushtruar veprimtarinë e tij, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga










