Kosova
Edhe BE-ja e ashpër ndaj Kosovës: Mbyllja e strukturave paralele, veprime që nxisin tensione
Bashkimi Evropian të dielën në mëngjes nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) ka lëshuar një deklaratë ku shpreh shqetësimin me aksionet e Policisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele serbe në disa qytete.
“Bashkimi Evropian nënvizon me shqetësim të thellë operacionet e Policisë speciale në zyrat e institucioneve të udhëhequra nga Serbia në komunat e Dragashit, Pejës, Istogut dhe Klinës si dhe në objektet e organizatës joqeveritare Qendra për paqe e tolerancë në Prishtinë. Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative për kushtet jetësore të përditshme për komunitete e serbëve të Kosovës, dhe do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet bazike sociale duke pasur parasysh mungesën e alternativave alternativave në këtë moment”, thuhet në këtë deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi, Peter Stano.
Tutje Stano thotë se këto veprime nxisin tension dhe statusi i zyrave paralele duhet të zgjidhet në dialog.
“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Prandaj BE-ja kërkon nga Kosova që t’i evitojë veprimet e njëanshme të cilat mund të nxisin tensione dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










