Muzikë
Edhe dy këngë të reja të këngëtares Gentjana Tafili
Gentjana Tafili, këngëtarja shkodrane që jeton në Zvicër publikon edhe 2 këngë të reja
Këngëtarja me zërin e bukur Gentjana Tafili publikoi para pak kohësh këngët “Shkodrës” dhe baladën “Kam harru” me tekst dhe muzikë nga Eriona Rushiti, orkestrim dhe produksion nga Enis Mullaj.
Ajo risolli për publikun gjithashtu këngën mjaft të njohur “Margjelo” të kompozitorit të njohur shqiptar Prenkë Jakova i cili është edhe krijuesi i operave “Mrika” dhe “Skënderbeu”, shkruan albinfo.ch.
Videoklipet e këngëve u realizuan me profesionalizëm nga Maison Kavaja.
Gentjana përpos këngës punon edhe edukatore në një shkollë të përkujdesit ditor në qytetin e Cyrihut dhe gjithashtu është përkthyese e autorizuar për shkollat e qytetit të Cyrihut.
Në kuadër të punës së saj ajo ka kontakte të vazhdueshme edhe me fëmijët shqiptarë dhe prindërit e tyre.
Dashurinë për këngën Gentjana e ka që fëmijë duke marrë pjesë si soliste në festivalet lokale të qytetit Shkodër si dhe në disa festivale mbarëkombëtare për fëmijë që mbahen edhe sot si traditë në Shkodër.
Gentjana ka marrë pjesë në disa aktivitete ndërkulturore në kuadrin e integrimit dhe shkëmbimit kulturor në Zvicër me pjesëmarrës zviceranë dhe kombësi të tjera.
Gentjana këndon në korin e kantonit te Aargaut “Chor & Bündig” që ka një traditë 13- vjeçare, me të cilin shfaqi ne shtator të këtij viti, koncertin e radhës “Sing”.
Gentjana është e angazhuar në kohën e fundit në realizimin e albumit të saj muzikor, i cili së shpejti do të publikohet.
Albinfo.ch i dëshiron asaj shumë suksese
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











