Lajme
Edhe dy raste të reja me Covid-19 në Kosovë, në total 90 të infektuar
Edhe dy raste të reja janë raportuar me COVID-19 në Kosovë.
Kjo ka çuar numrin në 90.
Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë.
Lexoni të plotë informatën nga IKSHPK:
Sot, më 28.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (38) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë.
Nga data 08.02.2020 deri më 28.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1029 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, rezultojnë pozitive gjithsej nëntëdhjetë (90) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.875 kontakte të rasteve.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 623.296 raste të COVID-19 dhe 28.841raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (106.258), Italia (86.498), Kina (81.394), Spanjë (72.248), Gjermani (53.340), Irani (35.408), Francë (32.964), Mbretëri të Bashkuar (17.089), Zvicër (13.377), Holandë (9.762), Belgjikë (9.134), Austria (8.030), Turqi (5.698), duke vazhduar me vendet fqinje Greqi (1. 061), Slloveni (684), Serbi (659), Kroaci (657), Maqedoni e veriut (241), Shqipëri (197) dhe Mali i Zi (82).
Deri më 28 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (9.134), Spanjë (5.812), Francë (1.995), Mbretëri të Bashkuar (1.019), Holandë (639), Gjermani (399), Belgjikë (353), Zvicër (242), Turqi (92), Austri (68), Danimarkë (65), Greqi (32), Poloni (17), Luksemburg (15), Hungari (11), Serbi (10), Shqipëri (10), Slloveni (9), Kroaci (5), Maqedoni e Veriut (4) dhe Mali i Zi (1).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar
















