Maqedonia
Edhe ekonomia e Maqedonisë së Veriut pritet të shënojë rritje të lehtë
Raportohet se ekonomitë e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë kanë tejkaluar nivelet e parapandemisë, përkundër ndikimit negativ nga invazioni i Rusisë në Ukrainë, çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimit, kushtet e pafavorshme të motit, kushtet e ngushta financiare dhe pasiguria e rritur, thuhet në Raportin më të ri të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot, përcjell albinfo.ch.
Parashikohet që ekonomia e Maqedonisë së Veriut të shënojë rritje të butë prej 2,1% më 2022 deri në 2,4% më 2023, u theksua në konferencën e sotme për media në Shkup, në të cilën u prezantua Raporti.
Përkundër rimëkëmbjes së shpejtë pas pandemisë, kriza rrjedhëse e shkaktuar nga shpenzimet për jetesë – veçanërisht nga çmimet e larta të ushqimit dhe energjisë – ka shtypur rritjen në vend dhe ka shtyrë inflacionin në nivelin më të lartë në dy dekadat e fundit në rajon, duke bërë presion mbi financat publike në kushte të rritjes së shpenzimeve për huamarrje. Meqë çmimet e mallrave, siç parashikon Banka, në dy vjetët e ardhshme pritet të ulen, norma e inflacionit parashikohet të ulet në 9,1 për qind në vitin 2023 dhe në 3 për qind në vitin 2024.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve











