Lajme
Edhe Feith i hetuar nga EULEX-i?
Në kohën kur shefi i ICO-së dënonte korrupsionin në nivelet e larta të politikës kosovare, edhe ai vetë, zyrtarisht, ishte nën hetime
Sipas një shkrimi të botuar sot në gazetën Express të Prishtinës, edhe shefi i ICO’së, Pieter Feith gjendet në listat e të hetuarve nga EULEX-i. Në regjistrat e Prokurorisë Speciale, Pieter Feith figuron si një nga njerëzit që është hetuar nga prokurorë të EULEX’it. Gjithçka lidhet me zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, shkruan Express.
Në kohën kur shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare bënte deklaratat ku dënonte krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta të politikës kosovare, edhe ai vetë, zyrtarisht, ishte nën hetime nga Misioni Europian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit, EULEX.
Burime të gazetës Express nga EULEX’i thonë se një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës e ka hetuar Pieter Feithin.
“Hetimet janë zhvilluar në lidhje me zgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës”, ka thënë zyrtari i EULEX’it.
Sipas tij, Pieter Feith dyshohet se ka qenë direkt i involvuar në zgjedhjen e guvernatorit.
“Ne kemi pasur dëshmi se z. Feith ka ndikuar te Bordi i Bankës Qendrore, që në pozitën e guvernatorit të zgjidhej Gani Gërguri. Dhe, siç është i njoftuar opinioni, tash z. Gërguri është duke e ushtruar këtë funksion”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











