Autotech
Edhe Ferrari hyn në tregun e veturave elektrike
Si fillim, kompania planifikon të prezantojë një plan biznesi në pjesën e parë të vitit 2018 në të cilin do të përfshihen modele hibride “dhe kalimin nga aty në elektrikë është e lehtë”
Një veturë e Ferrarit me motor pa djegie do të vijë së shpejti.
Shefi i kompanisë italiane, Serigo Marchionne, ka konfirmuar se ka planifikuar krijimin e një veture komplet elektrike.
Në një intervistë për “Bloomberg”, Marchionne përmendi Teslan duke shprehur besimin se është vërtetë e arritur e madhe. Ai beson se një gjë e tillë mund të bëhet edhe nga kompanitë e tjera në treg, transmeton Albinfo.ch.
Si fillim, Marchionne ka thënë se kompania planifikon të prezantojë një plan biznesi në pjesën e parë të vitit 2018 në të cilin do të përfshihen modele hibride “dhe kalimin nga aty në elektrikë është e lehtë”.
Ferrari tashmë ka një superveturë hibride, LaFerrari. Ky model i krijuar në 710 njësi ka 800 kuajfuqi në motorin bazë dhe 163 të tjerë në një motor elektrik.
Nuk dihet kur do të lansohet modeli i parë komplet elektrik nga italianët, por, sipas raportimeve, ai do të bëhet në dekadën e ardhshme.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











