Shqipëria
Edhe gazetarët kërkojnë azil
Janë 12 gazetarë që kanë përfituar apo janë duke ndjekur procedurat, si dhe 34 të tjerë janë larguar nga Shqipëria duke fituar lotari dhe duke aplikuar për shtetësi
Gazetarë shqiptarë të detyruar nga një sërë kushtesh që përkthehen në pasiguri për veten dhe familjen po i kthejnë gjithnjë e më shumë sytë nga azili. Në Shqipëri numërohen rreth 2600 gazetarë.
“Janë 12 gazetarë që kanë përfituar apo janë duke ndjekur procedurat, si dhe 34 të tjerë janë larguar nga Shqipëria duke fituar lotari dhe duke aplikuar për shtetësi”, shprehet Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Preteksti i të gjithë kërkesave është pamundësia për të jetuar në kushte sociale ekonomike dhe informalitetit në skenën mediatike shqiptare, raporton “TCH”.
Vendet më të kërkuara nga gazetarët janë Franca, Suedia, Gjermania, Anglia, Zvicra dhe Norvegjia, përcjell albinfo.ch.
“Bëhet fjalë për pakënaqësi për sistemin e pagave, për nivelin e pagave, për vonesën e tyre. Gazetarët në Shqipëri, në shumicën e rasteve, nuk marrin orët shtesë, nuk paguhen për vështirësisë për detyrimet financiare që përballojnë në kryerjen e profesionit në itinerare të ndryshme. Në shumicën e rasteve nuk u mjaftojnë të ardhurat që sigurojnë dhe një pjesë e tyre kanë vendosur të largohen nga vendi”, thotë Çipa.
Shqipëria numëron 75 televizione dhe 800 media online që janë hapur në 5 vitet e fundit.
Vetëm qyteti i Libohovës me 3200 banorë, numëron 4 media online, duke e bërë gazetarinë të duket një profesion sa i lehtë aq dhe i vështirë.
Gazetaria është një profesion shumë interesant, por duhet braktisur shpejt,- thoshte ish-kryeministri britanik Winston Churchill që e ushtroi edhe vetë gazetarinë e luftës.
Gazetarët që morën azil
1- Telnis Skuqi
2-Fatos Mahmutaj
3-Gerti Xhaja
4- Mirjeta Ngjela
5- Arben Vata
6- Ledja Canaj
7-Ismail Xhaferi
8- Florjan Papadhimitri
9- Syrjeva Berberi
10-Sokol Peca
11-Hamza Hatika
12- Bled Delia
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














