Kosova
Edhe Gjermania është kundër taksës së Kosovës ndaj Serbisë
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagon edhe Gjermania
“Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës në Gjermani nuk është ndonjë temë, mirëpo Gjermania këtë temë e ka trajtuar menjëherë pas shpalljes së kësaj takse”.
Bahri Cani njohës i politikave gjermane, në emisionin ‘Monitor’ të RTK-së ka thënë se Gjermania është një prej vendeve, që i përmbahet jashtëzakonisht strikt rregullave të tregut të lirë, rregullave të qarkullimit të lirë dhe natyrisht që futja e taksave nuk është një prej elementeve të cilat i mbështet Gjermania, transmeton ‘RTK live’.
Cani gjithashtu tha se pyetje tjetër është se cilat janë mjetet e Kosovës në dispozicion dhe çfarë mund të bëjë ajo në këtë drejtim për të realizuar interesat e veta, përcjell albinfo.ch.
“Besoj që në këtë drejtim janë bërë shumë gabime prandaj ndoshta tani në këtë moment po veprohet pak edhe në formë të përshpejtuar që të kthehen gjërat në binarë të duhur”, ka thënë Cani.
“Gjermania mbështet dialogun pa kurrfarë rezervash dhe Gjermania është kundër taksës sepse kjo nuk është zgjidhja më e mirë për problemet mes shteteve”, ka shtuar tutje ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane refuzon shtetësinë për një grua për shkak të një lidhjeje treshe Martesa formale nuk mjafton, refuzohet shtetësia zvicerane për gruan vietnameze... -
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër












