Bota
Edhe Italia mendon t`i mbyllë shkollat si shkak i koronavirusit
Vendimi është duke u shqyrtuar nga ministrat më të lartë
Ministrja italiane e Shëndetësisë, Lucia Azzolina, ka thënë se qeveria është duke konsideruar mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve menjëherë, teksa ky shtet synon të parandalojë përhapjen e koronavirusit.
Azzolina ka thënë më 4 mars se vendimi është duke u diskutuar nga ministrat më të lartë dhe se vendimi do të merret “në orët në vijim”.
Qeveria ka vendosur për mbylljen e shkollave dhe universiteteve në rajonet më të prekura në veri të Italisë 10 ditë më parë, derisa ka futur në karantinë disa qyteza.
Pavarësisht kësaj, virusi është shpërndarë, duke lënë të paktën 79 persona të vdekur.
Ndërkohë është raportuar që më shumë se 2,500 persona të tjerë janë infektuar në këtë shtet.
Në gjithë botën është thënë se 92,000 persona janë sëmurë nga ky virus, ndërkohë që 3,100 kanë vdekur nga i njëjti.
Numri më i madh i viktimave ëshë shënuar në Kinë, ku edhe ka shpërthyer virusi për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.
Koronavirusi i ri përcillet me kollë të thatë, temperaturë dhe probleme me frymëmarrje.
Në analizën e parë që është bërë me më shumë se 44,000 raste nga Kina, shkalla e vdekshmërisë ka qenë dhjetë herë më e lartë te personat e moshuar, në krahasim me ata të moshës së mesme.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais












