Shkurt.ch
Edhe koncernet elektrike, kundër energjisë nukleare
Për ndërtimin e centraleve atomike nevojiten vullneti i shumicës së popullit, vullnet ky që aktualisht mungon
Udhëheqjet e koncerneve të ndryshme zvicerane të energjisë elektrike po tregojnë shenja për ndërrimin e strategjisë lidhur me shfrytëzimin e energjisë bërthamore.
Sipas njeriut numër një të koncernit Axpo, Heinz Karrer, nga perspektiva e sotme ndërtimi i centraleve të reja bërthamore është i paimagjinueshëm.
Ai, në një prononcim për gazetën “SonntagsBlick” ka thënë se për një ndërmarrje të tillë do të nevojitej vullneti i shumicës së popullit, vullnet ky që aktualisht mungon.
Një votim popullor lidhur me këtë temë, i paralajmëruar për vitin 2013 me siguri që nuk do të zhvillohet, ka thënë ai.
Edhe kryetari i koncernit tjetër, BKW, Urs Gasche, në gazetën “SonntagsZeitung” është shprehur për ndërrimin e strategjisë. Sipas tij, duke qenë se shoqëria ka treguar një refuzim të energjisë bërthamore,”ne duhet të tërhiqemi nga shfrytëzimi i kësaj energjie sapo të bëhet kjo e mundur”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj











