Lajme
Edhe Kroacia bëhet vend rreziku: Kërkohet testi negativ i Covid 19 kur hyni në Austri
Rritja e numrit të infektuarve në Kroaci, ka bërë që Austria të marrë menjëherë masa të reja.
Nga e hëna, më 17.08.2020, pushuesit në Kroaci duhet të tregojnë një test negativ të Covid 19 kur hyjnë në Austri. Kjo nuk duhet të jetë më e vjetër se 72 orë, shkruan vienna.at, përcjell Albinfo Austria.
Në lidhje më këtë vendim, në një konferencë për shtyp ka folur të premten edhe ministri i Shëndetësisë së Austrisë, Rudolf Anschober.
“Certifikata shëndetësore duhet të konfirmojë një test PCR negativ, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë më parë”, tha ai.
Nëse prova e tillë nuk mund të sigurohet, i kthyeri në Austri duhet ta bëjë testin brenda 48 orëve”, nënvizoi Anschober.
Derisa rezultati i testit nuk është i disponueshëm, personat duhet të qëndrojnë në karantinë. Sapo testi të jetë negativ, aty përfundon edhe karantina. “Kjo e vendos Kroacinë në të njëjtin nivel me vendet e tjera të Ballkanit, si: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia”.
Anschober bëri thirrje që “të veproni me përgjegjësi, të mbroni veten dhe të gjithë njerëzit e tjerë nga infeksioni i Covid-19”.
Ditëve të fundit rastet të shumta të kthyerve nga Kroacia kanë rezultuar pozitiv. Vetëm në këtë javë, republikat austriake kanë raportuar rreth 100 raste, ndërkohë vetëm në 24 orët e kaluara janë identifikuar edhe 57 raste të reja.
Prandaj, ky vendim hyn në fuqi nga dita e hënë, datë 17.08.2020, nga ora 00:00 e mëngjesit.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?











