Muzikë
Edhe Loredana nominohet në “MTV Europe Music Awards 2021”
Një sukses ndërkombëtar të radhës e ka shënuar edhe reperja Loredana, e cila është nominuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze “MTV Europe Music Awards 2021”, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Loredana dhe Gjoni janë nominuar në të njëjtën kategori, të dy artistët garojnë së bashku për çmimin “Performuesit më të mirë zviceranë”.
Lajmin e kanë bërë të ditur si Loredana, ashtu edhe Gjoni në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.
“A keni votuar tashmë? Më dërgoni fotografinë”, ka shkruar Loredana në një InstaStory pasi kuptoi që ishte e nominuar.
Kujtojmë që kjo është hera e tretë që Loredana nominohet në “MTV Europe Music Awards”.
Theksojmë që “MTV EMA 2021” këtë vit do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena të Hungarisë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën















