Lajme
Edhe Macron me mesazh të ashpër për Musk: Po ndërhyn në zgjedhje dhe po “shtyn” ekstremin e djathtë në pushtet
Emmanuel Macron iu bashkua kritikave të Elon Musk, duke akuzuar njeriun më të pasur në botë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në proceset demokratike në Evropë, përfshirë zgjedhjet e parakohshme federale të Gjermanisë muajin e ardhshëm.
Presidenti francez iu bashkua kryeministrave norvegjezë dhe britanikë, si dhe një zëdhënësi i qeverisë gjermane, në reagimin ndaj një sërë postimesh armiqësore të Elon Musk, në të cilat ai mbështet partitë politike të ekstremit të djathtë dhe sulmon politikanët e krahut të majtë në Evropë.
Pronari i rrjetit social X, Musk, është një aleat i ngushtë i Donald Trump dhe pasi shpenzoi më shumë se 250 milionë dollarë për ta ndihmuar atë të rizgjedhej, presidenti i zgjedhur amerikan e emëroi atë si këshilltar special për shkurtimin e buxhetit federal.
“Dhjetë vjet më parë, kush do ta kishte imagjinuar se pronari i një prej rrjeteve sociale më të mëdha në botë do të mbështeste një lëvizje të re reaksionare ndërkombëtare dhe do të ndërhynte drejtpërdrejt në zgjedhje, përfshirë Gjermaninë”, tha Emmanuel Macron.
‘I shqetësuar’
Duke folur me ambasadorët francezë, Macron, i cili ka kultivuar më parë një marrëdhënie konstruktive me Musk – duke i bërë thirrje, ndër të tjera, të rihapte Katedralen Notre Dame – shmangi përmendjen e miliarderit me emër, siç bëri edhe kryeministri norvegjez Jonas Gare Stere.
Megjithatë, nuk kishte asnjë dyshim se kujt i referoheshin dy liderët
“Më duket shqetësues fakti që një njeri me akses të madh në rrjetet sociale dhe burime të mëdha ekonomike është i përfshirë drejtpërdrejt në punët e brendshme të vendeve të tjera si kjo,” i tha Stere transmetuesit norvegjez NRK. “Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojnë gjërat mes demokracive dhe aleatëve.
I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Musk do të ndërhynte drejtpërdrejt në politikën norvegjeze, Stere shtoi se ai shpresonte se politikanët në vend – ku zgjedhjet e përgjithshme po zhvillohen në shtator – “do të paralajmërojnë kundër lëvizjeve të tilla dhe do të distancohen prej tyre”.
Gjermanët shpresojnë se “njerëzit e arsyeshëm dhe të denjë” do të fitojnë.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane përmendi drejtpërdrejt Musk, por e minimizoi ndikimin e tij tek votuesit. “Njerëzit normalë, të arsyeshëm dhe të denjë përbëjnë shumicën dërrmuese në këtë vend,” tha zëdhënësi në një konferencë të rregullt për shtyp në Berlin.
“Ne veprojmë sikur tweetet e Musk mund të ndikojnë në një vend prej 84 milionë banorësh me informacione të rreme ose gjysmë të vërteta”, shtoi zëdhënësi. “Thjesht nuk është kështu.
Berlini javën e kaluar akuzoi Musk, i cili është gjithashtu CEO i Tesla dhe SpaceX, se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet gjermane të planifikuara për 23 shkurt, duke publikuar një opinion të diskutueshëm në të përjavshmen Welt am Sonntag.
Musk po shtyn të djathtën ekstreme në pushtet në Gjermani
Musk njoftoi gjithashtu pjesëmarrjen e tij në një transmetim të drejtpërdrejtë një orë me udhëheqësen e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), Alisa Weidel, në Platformën X këtë javë. Në një postim muajin e kaluar, Musk shkroi: “Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë”.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër










