Shqipëria
Edhe në nëntor, në plazh
Një pranverë e vërtetë në prag të dimrit. Edhe të dielën (dje) nëntori ka ofruar temperatura të larta në bregdet, duke u kthyer në një ftesë të hapur për të shfrytëzuar orët plot diell e jod buzë Detit Adriatik.
Një panoramë plot gjallëri që lë pas çdo krahasim me nëntorët e lagësht të viteve të shkuara.
Të gjitha grupmoshat i gjen në plazh. Më të kënaqur janë prindërit, pasi moti u ka dhënë mundësi fëmijëve për argëtim të shëndetshëm, larg qëndrimit para ekraneve të telefonave dhe internetit dhe pranë natyrës, raporton “TCH”.
Tregtarët ambulantë që vijojnë të lëvizin përgjatë plazhit janë të vetmit e pakënaqur, nga shitjet e munguara, përcjell albinfo.ch.
Por, ankesat e tyre nuk e prishin aspak panoramën e një dite të bukur buzë detit në këtë vjeshtë të vonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












