Shkurt.ch
Edhe një pikturë e vjedhur i kthehet Zvicrës nga Serbia
Piktura “Ludovic Lepic dhe vajzat e tij” e piktorit të njohur Degas vlen 10 milionë franga
Në mesin e katër pikturave të shtrenjta që ishin vjedhur katër vite më parë nga muzeu Bührle i Cyrihut ka qenë edhe ajo “Ludovic Lepic dhe vajzat e tij” e piktorit të njohur Degas. Kjo pikturë që vlen 10 milionë franga, i është kthyer koleksionit “Bührle”, pasi që është gjetur muaj më parë, e vjedhur në Serbi.
Prokuroria e përgjithshme e Cyrihut njofton se për shkak të mbrojtjes së hetimeve publiku nuk qe njoftuar me kohë lidhur me ngjarjen. Që të gjithë, katër të dyshuarit për vjedhje tashmë gjenden në paraburgim në Serbi.
Në muajin shkurt të vitit 2008 nga koleksioni i muzeut “Buhrle” qenë plaçkitur katër piktura që së bashku vlenin 180 milionë franga. Vetëm njëra nga to, piktura e Cezanit vlerësohet 100 milionë franga.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër












