Lajme
Edhe një takim pa marrëveshje!
Kryeministri Thaçi dhe homologu i tij Daçiq, nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për çështjen e veriut. Takimi i radhës mbahet më 20 mars
Ka përfunduar edhe raundi i gjashtë i bisedimeve në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, pa ndonjë marrëveshje konkrete. Çështja e veriut ka qenë temë debati në një takim 4 orësh, por palët nuk janë dakorduar për heqjen e strukturave ilegale nga atje.
Sipas një njoftimi që ka lëshuar Zyra e baronesha Ashton thuhet se ka pasur progres dhe se dy kryeministrat do të takohen përsëri më 20 mars, ndërsa deri atëherë do të punojnë së bashku për disa çështje.
“Dy kryeministrat janë takuar sot me mua në Bruksel, për normalizmin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Kemi bërë progres. Ndërsa do të punojmë për disa çështje deri më 20 mars kur edhe do të mbahet takimi i radhës”, ka thënë Ashton.
Ndërkaq pas takimit kryeministri Thaçi u ka thënë mediave në Bruksel se kësaj here është më optimist se herave të kaluara, rreth arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
Edhe pse nuk kanë arritur ndonjë marrëveshjeje konkrete, Thaçi tha se verbalisht janë marrë vesh me kryeministrin Daçiq për shuarjen e strukturave ilegale nga veriu.
“Ishte takim konstruktiv në frymën e mundësive për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme në përputhshmëri me Kushtetuten e Kosovës dhe ligjet e saj. Është bërë progres në kuptimin e asaj që të kemi rend dhe ligj edhe në veri, të kemi rend demokratik, të kemi zgjedhje të lira, zgjedhje ku vetë qytetarët mund të zgjedhin përfaqësuesit legjitimë”, tha Thaçi.
Ai tha se është diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjithmonë sipas ligjeve të Kosovës. “Në asnjë rrethanë me ndonjë mandat legjislativ apo ekzekutiv, apo Ahtisaari plus përkundrazi gjithmonë gjithçka do të mbetet në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, u shpreh Thaçi, raporton REL.
Ndryshe nga Thaçi, Ivica Daçiq ka thënë se nuk ka pasur ndonjë pajtueshmëri rreth largimit të strukturat serbe nga veriu. ”Jo nuk kemi arritur asnjë marrëveshje apo pajtueshmëri me Thaçin për largimin e strukturave serbe nga veriu”, ka thënë Daçiq për B92.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











