Shkurt.ch
Edhe Qeveria e Zvicrës bën “Selfie”
Nuk janë vetëm politikanët kosovarë që bëjnë "selfie" ku të munden e ku t`u teket
Nga ethet e vetëfotografimit nuk janë të kursyer as shtetarët e Zvicrës. Në një vizitë të karakterit të ekskursionit që ata e kanë pasur të premten në kantonin Neuchatel, që është vendlindja e ministrit Didier Burkhalter, ministri Alain Berset i ka fotografuar të gjithë kolegët dhe veten.
Të gjitha fotografitë tjera, të bëra nga agjencitë e fotografive dhe nga mediet që kanë shoqëruar ekipin, nuk kanë bërë kaq shumë bujë sa kjo “selfie”. Mesazhi i saj duket të ketë qenë spontaniteti i qeveritarëve dhe harmonia që mbretëron në mes tyre.
Në fotografi duken të shtatë ministrat ndërsa për fytyrën e kancelares federale, Corina Casanova duket se nuk ka pasur vend. Pasi që ajo ka qëndruar më poshtë se të tjerët, asaj i duket vetëm një pjesë e flokëve
Këtë fotografi, ministri Berset e ka shpërndarë përmes twitterit të tij.
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër