Kosova
Edhe Rexhep Selimit i largohet njëri nga avokatët kryesorë
Pas largimit të Gregory Keohe, avokatit kryesor të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor në Hagë, në bazë të një dokumenti të publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, ish-deputetit Rexhep Selimi i është larguar një ndër avokatët kryesorë të tij, David Young.
Avokati kryesor i Selimit, Geoffrey Roberts, më 8 shkurt të këtij viti dërgoi një letër, ku njoftoi trupin gjykues se do t’ia ndërpresë kontratën si bashkëpunëtor David Young.
“Më 8 shkurt 2024 avokati i z. Selimi, z. Geoffrey Roberts, i dërgoi një letër shefit të Zyrës së Mbrojtjes, duke deklaruar se ai vendosi të ndërpresë punën e z. Young si bashkëpunëtor i z.Selimi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në dokument.
Arsyet e largimit të tij nuk janë bërë ende të ditura, ndërkaq më 13 shkurt 2024 sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së zotit Young në përputhje me nenin 18(6) të udhëzimit për avokatët.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës Shtëpi në Lucernë përfshihet nga flakët, evakuohen tre persona... -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud











