Sport
Edhe Sinan Bytyqi i thotë ‘Po’ Kosovës
“Faleminderit për gjithçka Austria, por vendimi im është të luaj për vendlindjen time, Kosovën”, ka shkruar futbollisti i Manchester Cityt në “Facebook”
Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës edhe Sinan Bytyqi e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Talenti i madh i Manchester Cityt, i cili deri më tani ka përfaqësuar Austrinë, do ta vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës dhe është në hapat e fundit të formalizimit me ekipin e trajnerit Albert Bunjaku. “Faleminderit për gjithçka Austria, por vendimi im është të luaj për vendlindjen time, Kosovën”, ka shkruar futbollisti i Manchester Cityt në “Facebook”.
Sinan Bytyqi është prej vitesh pjesë e City dhe momentalisht po stërvitet me skuadrën e parë bashkë me Bersant Celinën. Deri tani ka luajtur me të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë. Ai është mesfushor me tipare sulmuese dhe ofron kualitet për një ekip në formim e sipër si Kosova.
I lindur në Prizren në 15 janar të 1995, ai emigroi shpejt në Austri me familjen, ku nisi dhe hapat e parë të karrierës me ekipin e Karnten. Më pas kaloi në formacionin e parë austriak, para se të bënte një tjetër hap të madh si firma me Admira Vacker, që i dha udhë, kalimit te Manchester City. Sezonin e fundit Sinan Bytyqi luajti në huazim te Cambur.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim 20 nga 26 kantone kanë rezultate më të mira se sa pritej, por rritja strukturore e... -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat










