Autotech
Edhe Suedia drejt ndalimit të veturave me naftë
Në Stokholm, mendimi për të shkuar përpara me zonat mjedisore në fillim të vitit 2022 është i ndarë, dhe madje edhe atëherë ka të ngjarë që kjo të prekë vetëm rrugë të caktuara, e jo të gjithë qendrën e qytetit
Që nga fillimi i vitit 2020, Suedia do të lejojë qytetet dhe komunat të krijojnë zona mjedisore duke kontrolluar makinat që munden të qarkullojnë në këto zona.
Veturat me naftë që plotësojnë standardet e emetimit e Euro 5 dhe Euro 6 do të lejohen në këto zona, por duke filluar nga korriku i vitit 2022 do të lejohen vetëm automjetet me naftë Euro 6, përcjell albinfo.ch.
Veturat që operojnë me benzinë do të lejohen në zonë vetëm nëse plotësojnë standardet e emetimit të Euro 5.
Standardet e emetimit të BE-së Euro 5 dhe Euro 6 hynë në fuqi më 1 shtator 2009 dhe 1 shtator 2014, respektivisht. Prandaj rregullat e reja prekin veturat më të vjetra se kaq.
Këshilli do të krijojë gjithashtu një kategori të veçantë për zonat e rregulluara duke lejuar hyrjen e disa automjeteve të caktuara të tilla si veturat elektrike apo veturat me gaz natyror të Euro 6.
Në Stokholm, mendimi për të shkuar përpara me zonat mjedisore në fillim të vitit 2022 është i ndarë, dhe madje edhe atëherë ka të ngjarë që kjo të prekë vetëm rrugë të caktuara, e jo të gjithë qendrën e qytetit.
Sidoqoftë, Suedia nuk është vendi i vetëm që propozon rregulla të tilla mes një debati të ndezur rreth motorëve me naftë.
Në Gjermani, një gjykatë e lartë vendosi muajin e kaluar se qytetet mund të imponojnë ndalimin e automjeteve me naftë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












