Lajme
Edhe YouTube bllokoi kanalet e mediave shtetërore ruse në mbarë botën
Edhe kanali YouTube po bllokon kanalet e lidhura me mediat e mbështetura nga Rusia në mbarë botën. Platforma e shpërndarjes së videove filloi të bllokojë kanalet e RT dhe Sputnik në YouTube në gjithë Evropën javën e kaluar, përcjell albinfo.ch.
“Tani po heqim përmbajtjen në lidhje me invazionin rus në Ukrainë që shkel këtë politikë”, thuhet në Twitter. “Udhëzimet e komunitetit ndalojnë përmbajtjen që mohon, minimizon ose banalizon ngjarjet e dhunshme të dokumentuara mirë”, theksohet më tej.
Politika e përditësuar do të hyjë në fuqi menjëherë, por sistemeve të YouTube do t’u duhet kohë për të bllokuar plotësisht kanalet. YouTube ka hequr gjithashtu më shumë se 1.000 kanale dhe mbi 15.000 video për shkelje të politikave të ndryshme, si ato për gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe përmbajtjen grafike në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“Përveç kësaj, kohët e fundit ne i ndaluam të gjitha reklamat në YouTube në Rusi. Tani e kemi shtrirë këtë në të gjitha mënyrat e monetizimit në platformën tonë në Rusi”, tha platforma.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











