CH-Ballkani
Edi Rama ‘shpërthen’ ndaj Serbisë dhe Bashkimit Evropian
Kryeministri shqiptar tha se, Kosova dhe Shqipëria janë për bashkim në procesin eurointegrues
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërthyer sot me reagimet e tij në fjalimin në fillimin e mbledhjes së qeverive shqiptare.
Rama në fjalën e tij ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë më i drejtë në raport me çështjet e Kosovës, pasi sipas tij, po bëhen padrejtësi në disa procese, madje duke i dhënë shumë hapësirë Serbisë, raportojnë mediat vendore në Kosovë.
Madje, në reagimin e tij të fundit, duke iu referuar politikave serbe që kërkonte të hiqej fjala “Republikë” në referim të shtetit të Kosovës, Edi Rama ka përdorur edhe frazën e njohur “What the fuck?”, përcjell albinfo.ch.
“Vonesat në procese si INTERPOL-i së fundi, janë shfaqje dekurajuese për qasjen e partnerëve potencialë në këtë rajon që mjerisht ende grrysen, e me skema frikërash e makthesh për t’u viktimizuar në sytë e botës.
Ndërkohë që viktima, Kosova, ka shfaqur qysh herët vullnetin për të kapërcyer të shkuarën përmes dialogut, – dialog, i cili nuk është gjithmonë i drejtë dhe i sinqertë nga ana tjetër (Serbia).
Republika e Shqipërisë është krejtësisht e angazhuar që ta ndihmojë Kosovën në procese ndërkombëtare.
Tarifa 100% është reagim politik ndaj sjelljeve të Serbisë ndaj Kosovës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës më tregoi mbrëmë se si në Beograd deri në 2:00 të natës me anë të dërguarve të Evropës serbët i kërkonin të hiqte fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do të mbanin të nesërmen në një mbledhje të përbashkët, ku edhe Kosova do të ishte e pranishme në vullnetin e mirë për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët në rrugën e bashkëpunimit rajonal. ‘What the fuck’, do të thuhej në gjuhën e Parlamentit Evropian.
Mjafton shembulli mes Shqipërisë dhe Kosovës. Këto forma janë të kapërcyeshme, e sot jemi në fazën kur duhet të konkludojmë duke pasur parasysh edhe fazën që e thashë më lart. Nëse jemi këtu, do ta bëjmë këtë. Nuk kemi nevojë të mblidhemi edhe një herë”, është shprehur ndër të tjera Rama në Pejë, në mbledhjen e dy qeverisë, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Rama drejtoi akuza e ndaj procesit të zgjerimit të BE-së, duke theksuar se po luan me standarde të dyfishta ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa Serbia me tri fytyra po përfiton nga procesi.
Kryeministri shqiptar tha se Kosova dhe Shqipëria janë për bashkim në procesin eurointegrues. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se e përkrah idenë e liberalizimit të plotë ekonomik mes dy vendeve.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me dy qeverive në Pejë, Rama i bëri ftesë Haradinajt që të nisë puna nga dy ministritë e Jashtme për hartimin e një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve deri në vitin 2025.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













