Kosova
Edon Zhegrova, lojtari i ndeshjes kundër Real Madridit
U shpall më i miri i ndeshjes Lille-Real Madrid
Edon Zhegrova e ka konfirmuar formën e jashtëzakonshme mbrëmë në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishëm të jetës së tij, përcjell albinfo.ch.
Ylli kosovar zhvilloi një lojë fantastike ndaj Real Madridit në fitoren historike me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
25-vjeçari ishte i pandalshëm në krahun e djathtë për kampionët e Evropës, ndërsa fitoi edhe penalltinë, e cila më pas u shndërrua në golin e fitores.
Me këtë rast, “Messi i Kosovës” u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA.
Pas ndeshjes, ai bëri një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin për natën magjike.
“Ishte e gjitha një ëndërr”, shkroi Zhegrova teksa e postoi çmimin e lojtarit të ndeshjes.
Paraprakisht, derisa ishte duke festuar me tifozët, përfaqësuesi kosovar e dha një mini-intervistë për klubin e tij, Lille.
“Përshëndetje të gjithëve. Është një ditë historike për ne. Jam mjaft krenar me ekipin, jam shumë i lumtur për fitoren. I falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe. Shumë dashuri për të gjithë”, theksoi Zhegrova teksa e ekspozoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë.
Ylli kosovar shkëlqeu edhe në fazën kualifikuese, duke i realizuar tre gola dhe duke e ndihmuar Lillen të kualifikohet në fazën e ligës.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme për sa i përket kohëzgjatjes dhe... -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna











