Integrimi
Edona dyvjeçe duhet të kthehet e vetme në Shqipëri!
Edonës i ka ardhur një vendim prej 11 faqesh nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjat (BAMF): Brenda nje jave ajo duhet të lëshojë Gjermaninë, Ndryshe, i kanoset dëbimi!
Edona është një vogëlushe, fëmijë refugjatësh shqiptarë, ka vetëm 21 muaj dhe tashmë i ka ardhur vendimi për të lëshuar Gjermaninë. E vetme!
Të enjten «ka pranuar» Edona B. nga Medebach-u një vendim prej 11 faqesh nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjat (BAMF): Brenda nje jave ajo duhet të lëshojë Gjermaninë, shkruan në atë vendim, raporton derwesten.de. Ndryshe, i kanoset dëbimi. Dhe çudia është se një letër e tillë i ka ardhur vetëm Edonës dhe asnjërit nga anëtarët tjerë të familjes së vogëlushes që ende nuk i ka mbushur as 21 muaj.
Por, siç sqarojnë ndërkohë autoritetet për të huaj në regjion, dëbimi në fakt nuk do të ndodhë.
«Një fëmijë i mitur gëzon mbrojtjen e familjes dhe nuk riatdhesohet i vetëm», thonë ata, transmeton albinfo.ch. Kështu edhe mund të lexohet në vendim, por vetëm në faqen e shtatë nga gjithsej11 faqet me gjuhë të ndërlikuar juridike.
Por përse fare është dashur që një fëmije t`i vinte një vendim i tillë?
Siç ka sqaruar BAMF, edhe vendimi mbi kërkesën e azilit të prindërve të Edonës është marrë me kohë, por, mjerisht vendimet nuk u dërguan njëkohësisht. Kjo ka ndodhur për shkak të numrit të madh të kërkesave për azil. Ndërkaq, nuk sqarohet se çfarë vendimi është marrë për prindërit e Edonës, përcjell albinfo.ch. Kështu praktikohet për shkak të parimit të mbrojtjes së të dhënave.
Familja Bushgjokaj kishte ardhur në Gjermani ku kishte kërkuar azil në fillim të vitit 2014. Frika nga gjakmarrja kishte qenë motivi që ata kishin paraqitur si arsye për azil. Ndërkohë si Franga ashtu dhe Eduardi janë integruar mirë në shoqëri. Të dy punojnë dhe nuk janë të varur nga ndihmat sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë













