Lajme
Egzon Bejtulai nënshkruan me klubin suedez Helsingborgs IF
Mbrojtësi shqiptar nga Tetova, Egzon Bejtulai, do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit suedez te klubi Helsingborgs IF.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Egzon Bejtulai, ka nënshkruar një kontratë që e mban deri në vitin 2022.
Bejtulai, i lindur dhe i rritur në Tetovë, karrierën e ka nisur te Teteksi, ndërsa në vitin 2013 kaloi te Shkëndija.
📄✍🏼 | Helsingborgs IF är överens med den nordmakedonska landslagsmannen Egzon Bejtulai om ett kontrakt som sträcker sig över säsongen 2022.
Vi hälsar Egzon varmt välkommen till HIF!
Läs mer ⤵️https://t.co/buXz0XqwN2
📸 Anna Berg pic.twitter.com/ICpwabxnhC— Helsingborgs IF (@HelsingborgsIF) January 7, 2020
Ai ka pasur sukses me klubi kuqezi, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm, ndërsa në garat evropiane ka luajtur në 11 ndeshje.
Kontrata me FK Shkëndija i skadoi në fund të vitit dhe tani karriera e tij do të vazhdojë te klubi suedez.
“Jam shumë i lumtur jam pjesë e HIF. Është një klub me kushte të mira dhe tifozë të mirë. Do të jap gjithçka që kam dhe shpresoj t’i kënaqim tifozët me ndeshje të mira”, ka thënë 26 vjeçari.
Trajneri i tij do të jetë ish mbrojtësi i njohur Olof Mellberg, që ka luajtur te Juventusi, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










