Lajme
Ekonomia e Gjermanisë po përballet me investime të dobëta
Ekonomia gjermane gjendet përballë një periudhe të vështirë ekonomike.
Problemi i kësaj situate, sipas Thomas Straubhaar-it, janë investimet e dobëta.
Shqetësime të shumta e kanë rrethuar këto kohët e fundit motorin e Evropës; shumë druajnë se Gjermania rrezikon të hyjë në recesion, transmeton TCH.
Që prej krizës financiare të vitit 2008 dhe rënien ekonomike që e pasoi, në Gjermani investohet shumë pak. Investimet kanë ardhur duke u pakësuar nga 10% të prodhimit të brendshëm bruto që ishin në 199-shin, në 6-7% aktualisht. Pasojë direkte e tkurrjes së tyre është zvarritja në produktivitetin e punës. “Me këtë vjen dhe ngadalësimi i risive”, thotë Straubhaar në një shkrim të botuar nga Die Welt.
Pasojat e një situate të tillë, do ta vënë në pikëpyetje më shumë se çdo gjë tjetër prosperitetin ekonomik të Gjermanisë, argumenton ai duke kujtuar këtu se rritja e produktivitetit të punës është baza nga rrjedh rritja e rrogave. Sipas analistit, aftësia konkurruese dhe mirëqenia në plan afatgjatë do të sigurohen vetëm me më shumë investime, duke përfshirë edhe ato në arsim e shkencë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













